Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, ka reaguar në Facebook, në lidhje vendimin e deputetit të tyre Kastriot Rexhepi, për të mos mbështetur rrëzimin e Qeverisë.

Arianit Hoxha shkruan se Lëvizja Besa do ta vazhdojë “luftën” për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa shton se secili individualisht do të jep përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit. Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN!”.

“Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi”, ka shkruar Arianit Hoxha./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arianit Hoxha: Secili individualisht do të jep përgjegjësi, vazhdojmë rrugën për rrëzimin e Qeverisë appeared first on Telegrafi.