Arbër Ademi infektohet me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arbër Ademi infektohet me COVID-19

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, është infektuar me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ademi thotë se është testuar mbrëmë, pas disa simptomave të lehta.

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

Ndryshe, mbrëmë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se është infektuar me COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
Lexo po ashtu:

Kreshnik Bekteshi infektohet me coronavirus

Advertisement

The post Arbër Ademi infektohet me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy