Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se Arben Ziberi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup.

“Ziberi është shkarkuar për shkak të plasimit të informacioneve të pasakta në opinion, me çka e ka dëmtuar imazhin e Komisionit për Sëmundje Infektive, duke e vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve shëndetësore në luftën ndaj coronavirusit”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se Aleksandër Sojanov, epidemiolog nga Qendra për Shëndet Publik është emëruar në postin e drejtorit.

Ndryshe, Arben Ziberi ditë më herët në faqen e tij në Facebook e komentoi vendimin e Qeverisë për hapjen e kufijve, duke thënë se kjo është bërë në mënyrë që mërgimtarët të vijnë dhe të votojnë ditën e zgjedhjeve.

Advertisement

Deklaratat e Ziberit i mohoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se hapja e kufijve nuk është vendim politik që lidhjet me zgjedhjet, por është bazuar në rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive./Telegrafi/

The post Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy