Në kuadër të Balkan Health Business Forum të mbajtur në Edirne, Turqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari mbajti një fjalim për bashkëpunimin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor.

Duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke, përfshirë Guvernatorin e Edirnesë, z. Yunus SEZER dhe Ministrin turk të Shëndetësisë, Prof. Dr. Kemal MEMİŞOĞLU, ministri theksoi lidhjet e forta midis dy vendeve.

Në fjalimin e tij, ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut u trajtuan në institucione shëndetësore në Turqi, falë teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të profesionistëve turq. “Çdo pacient është një histori shprese dhe një jetë e shpëtuar”, u shpreh ministri, duke shtuar se Turqia përfaqëson një model unik që kombinon cilësinë e lartë mjekësore me mikpritjen tradicionale.

Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar: Qendra të përbashkëta shëndetësore, Programe shkëmbimi për personel mjekësor, Paketa të integruara për pacientë nga Evropa që kërkojnë trajtim në Ballkan dhe në Turqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari përfundoi duke theksuar se “shëndeti është një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve” dhe shprehu falënderim të thellë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e palës turke.

The post Arben Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet” appeared first on Telegrafi.