Masa “TVSH-ja ime” do të vazhdojë edhe me formimin e Qeverisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçоska thotë se do të ketë ndryshime, por nuk do të jenë të dukshme për qytetarët, por në sistemin e Drejtorisë së të Hyrave Publike.

“Korrigjime do ë kemi në një pjesë, por qytetarët nuk do të preken drejtpërdrejt”, tha ministrja.

Ajo shtoi se ka pasur raste ku qytetarët kanë skanuar llogari fiskale, por DAP i ka refuzuar sikur të mos jenë origjinale, ndërsa kur kanë parashtruar ankesa, nuk kanë marrë reagim ose informatë nga DAP>

“Ka mangësi kjo masë dhe këto janë punë që do t’i shohim nga ana e DAP, kurse te qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë”, u shpreh ajo./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aplikacioni “TVSH-ja ime” do të mbesë në fuqi edhe me formimin e Qeverisë së re appeared first on Telegrafi.