Kreu i partisë E majta thotë se deri në skadimin e afatit ligjor, partia e tij do të parashtrojë 2.000 ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

“Deri në fund të afatit, sot në ora 19:30, E majta do të parashtrojë rreth 2.000 ankesa në shkrim në KSHZ”, shkruan Apasiev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në 19:30 skadon afati ligjor prej 48 orësh për parashtrimin e ankesave në KSHZ për rezultatin zgjedhor.

Më herët, partia E majta, paralajmëroi mbi 400 ankesa, mirëpo ende deri në ora 13:00 këto ankesa nuk kishin arritur në KSHZ./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Apasiev paralajmëron rreth 2.000 ankesa në KSHZ appeared first on Telegrafi.