Apasiev ngriti padi penale kundër Smailoviq dhe gjashtë personave tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev së bashku me ekipin e tij të avokatëve, sot në arkivin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup ngriti padi penale kundër Mersiha Smailoviq nga Shkupi dhe gjashtë personave tjerë të cilët e kërcënojnë atë dhe anëtarët e familjes së tij më të ngushtë.

Pretendimet e denoncimit, informojnë nga partia, janë paraqitur edhe deri te inspektorët kompetent në MPB-SPB Shkup, Repartin për luftë me krim kompjuterik.

“Padia penale është ngritur për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim të veprës penale të kryer: Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob nëpërmjet sistemit elektronik”, i ndëshkuar sipas nenit 394-g, fq.1 të Kodit penal në RM, si dhe për vepër penale të kryer “Rrezikim të sigurimit” – i ndëshkuar sipas nenit 144, fq.2, ndërsa në lidhje me nenin 23 të KP (nxitje)”, thuhet në kumtesën e “Së majtës”.

Nga “E majta”, gjithashtu citojnë se presin që PTHP Skup të veprojë pas denoncimit me përshtatshmërinë e njëjtë si dhe në raste tjera të eksponuara.

Advertisement

“E majta”, qëndron në kumtesë, me zgjuarsi do ta ndjekë rrjedhën e hetimit dhe në kohë do ta informojë opinionin për veprim ose mosveprim të prokurorëve të PTHP-së sipas lëndës konkrete.

The post Apasiev ngriti padi penale kundër Smailoviq dhe gjashtë personave tjerë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy