Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind.

“Përqindja e rezultateve nga regjsitrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI. Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%). Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”, shkruan në Facebook Apasiev.

Për momentin, opozita po kërcënon të mos e njohë atë dhe të mos respektojë regjistrimin. OBRM-PDUKM kërkon që operacioni të kryhet me terminale të gjurmëve të gishtave dhe të shfaqet vetëm numri i banorëve në vend./Telegrafi/

The post Apasiev: Në regjistrimin e prillit shqiptarët do të jenë 28.5 përqin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";