Kryetari i partisë “E Majta” dhe deputeti i Kuvendit, Dimitar Apasiev njofton se në margjina po thuhet se OBRM-PDUKM dhe VLEN kanë marrëveshje xhentëlmene që të mos ndërhyjnë në portofolet qeveritare.

Apasive thotë se ka besim se do të zbatohen ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në preambulë, por pa partinë e tij, sepse thotë se do të qëndrojnë kundër.

“Nuk do të bëhen para zgjedhjeve lokale sepse kjo do t’i shpërthejë ballonin e OBRM-PDUKM-së si parti popullore. Do të vazhdojnë, qeveria është e ëmbël dhe e shihni që çdo gjë që mohuan në fushatë dhe më parë, tash po e festojnë si një mrekulli diplomacie për Marrëveshjen e Prespës ose tani po priten shirita për “Bechtel dhe Enka”.

Mos u besoni këtyre politikanëve kryesorë. Kini kujdes për kë votoni”, vlerëson Apasiev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Apasiev: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen, por jo para zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.