Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, në një intervistë për “Samo Vistina” tha që ai ka marrë kërcënime me vdekje.
Ai thotë se LSDM-ja po bën përpjekje për të “blerë” pesë deputetë, që sipas tij është e papranueshme në një sistem që është demokratik.
Ai tha se dikur kur ishte i angazhuar në PSP, mori kërcënime me vdekje, ndërsa tani për herë të dytë merr kërcënime. Ai për këtë akuzoi strukturat e Stevo Pendarovskit dhe Zoran Zaevit.
“Unë them me shumë përgjegjësi se po kërcënohem dhe se kjo nuk do të kalojë kështu”, tha ai.
Advertisement
Ai thotë se ka marrë mbështetje nga një ambasadë dhe se është duke e dokumentuar rastin./Telegrafi/
The post Apasiev konfirmon se ka marrë kërcënime me vdekje appeared first on Telegrafi.