Apasiev kërkon që Xhaferi ta udhëheq seancën, deputetët shkojnë një orë në pauzë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas vazhdimit të seancës për votëbesimin e Qeverisë, deputeti i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, ka kërkuar që seancën ta udhëheq kryetari Talat Xhaferi.

Apasiev citoi nenin 60 të Rregullores së Kuvendit, në të cilën sipas tij, thuhet se Talat Xhaferi e ka obligim ta udhëheq seancën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari i Kuvendit nuk është as në mungesë dhe as nuk ka pengesë për të udhëhequr me seancën dhe kërkoj që të rikthehet në seancë”, tha Apasiev, i cili gjithashtu kërkoi një orë pauzë.

Ndryshe, Talat Xhaferi vendosi që mos ta udhëheq këtë seancë pasi ishte deputeti i 61 në Kuvend, me arsyetimin se ai nuk e mbështet iniciativën për rrëzimin e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Apasiev kërkon që Xhaferi ta udhëheq seancën, deputetët shkojnë një orë në pauzë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy