Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në konferencë për shtyp nuk u shpreh i kënaqur me modelin zgjedhor duke thënë se për OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në një deputet është 7.000 vota ndërsa për ne është 19 mijë vota.

“Shihni ironinë, Aleanca dhe Alternativa, të cilët kanë fituar dyfish më shumë se ne, kanë 6 herë më shumë deputetë mandate se sa ne”, thotë Apasiev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ky model zgjedhor është model skizofrenik, që nuk mund të mbijeton dhe që falsifikon vullnetin e qytetarëve.

“Do të propozojmë një njësi zgjedhore”, tha mes tjerash Apasiev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se për momentin po ndodh vjedhja më e madhe e votave që nga pavarësimi i vendit, dhe se partisë së tij i vidhen vota në njësinë zgjedhore numër 2, në 4-se dhe mandati i dytë në njësinë zgjedhore numër 1.

“Dyshojmë se rreth 10 mijë vota minimum, E majta është e dëmtuar në këto zgjedhje”, tha Apasiev./Telegrafi/

The post Apasiev: Do të propozojmë një njësi zgjedhore, ky model falsifikon vullnetin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";