Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” e ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën e re të planifikuar mes Shkupit dhe Korfuzit, e cila është dashur të fillojë në fillim të qershor me linjën Athinë – Shkup – Korfuz – Athinë, publikoi portali exyuaviation.com.

Fluturimet është dashur të mbahen dy herë në javë të martën dhe të shtunën, ndërsa linja ajrore Shkup – Athinë të realizohet të mërkurën dhe të dielën në mëngjes.

Sipas orarit të rishikuar, duket se “Aegean Airlines” anulon plotësisht dy fluturime javore, duke e ulur frekuencën e përgjithshme mes Shkupit dhe Athinës nga fluturimet e çdoditshme në pesë fluturimeve në javë, duke filluar nga 4 qershori.

Kompania nuk përjashton edhe ndryshime plotësuese në rendin e fluturimeve, thekson exyuaviation.com.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç publikoi TAV Maqedoni më 2 prill të këtij viti, linja ajrore sezonale mes Shkupit dhe Korfuzit është dashur të fillojë nga 1 qershori.

 

The post Anulohet linja ajrore Shkup-Korfuz appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";