Për shkak nevojës për testim ndaj virusit korona nga prokurorja Lile Stefanova, anulohet gjykimi i sotëm për rastin “Parcelat në Vodno”.

Seanca e ardhshme për lëndën “Parcelat në Vodno”, sipas kalendarit të Gjykatës, është caktuar për më 2 shtator.

Një bashkëpunëtor profesional në Gjykatë, para fillimit të seancës, i informoi të pranishmit se gjykimi do të anulohet për shkak të prokurores Lile Stefanova, e cila do të testohet për KOVID-19.

Mbrojtësi i Sasho Mijallkovit, avokati Zvonko Davidoviq, pas anulimit të seancës së sotme, në deklaratë për mediat, tha se janë njoftuar që prokurorja ka kërkuar anulim, sepse gjoja ka qenë në kontakt me një person të dyshimtë me Kovid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është arsye për anulim, në këtë situatë, ku vlejnë masat për pandeminë, por pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse diçka e tillë do t’i kishte ndodhur njërit prej mbrojtësve. Me siguri do të ishte thirrje, se është lëndë paraburgimi dhe se është procedurë urgjente, kështu që zvarritet, por asnjëherë kjo nuk ka ndodhur me prokurorinë, që tregon sa janë të barabartë palët në procedurë”, deklaroi Davidoviq.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas akuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.

The post Anulohet gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno”, prokurorja Stefanova do të testohet për Kovid-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";