Anulohet gjykimi për rastin “Monstra”, seanca e radhës më 26 gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 26 gusht të këtij viti, pasi seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit publik kompetent.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, debati i caktuar për më 06.07.2020 anulohet. Debati i ardhshëm i radhës është caktuar për më 26.08.2020 në orën 10:00 për çka tashmë janë informuar palët në procedurë”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

The post Anulohet gjykimi për rastin “Monstra”, seanca e radhës më 26 gusht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy