Anulohen të gjitha vendimet për izolim shtëpiak dhe karantinë shtetërore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13 deri në 25 qershor të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetërore anulohen.

Kështu thonë nga Qeveria, vendim i cili vjen pas hapjes së kufijve shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të COVID-19.

“Sot më 25.06.2020, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, konform nenit 136, paragrafi 1, alineja 4 e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/15 dhe 65/18) ka miratuar Vendim me të cilin pezullohet kryerja e gjitha vendimeve të marra në periudhën nga 13.06.2020 deri më 25.06.2020 për vendosjen e personave nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak të
cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të COVID-19 dhe deklaratë të nënshkruar, si dhe vendimet e lëshuara për persona të cilët lirohen nga karantina shtetërore me test PCR negativ të COVID-19, pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga një vend me rrezik të lartë/të mesëm për COVID-19, ndërsa aktivitetet e zbatuara për të njëjtat vendime anulohen”, informojnë nga Qeveria.

Advertisement

Vendimi, konform Ligjit do të publikohet në “Slloboden Peçat” gjatë dy ditëve radhazi duke filluar nga 26.06.2020 dhe pastaj në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/

The post Anulohen të gjitha vendimet për izolim shtëpiak dhe karantinë shtetërore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy