Republika e Bullgarisë i përdorë të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saja dhe të popullit bullgar, kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, profesori universitar Anton Panchev, sipas të cilit zgjidhje të kontestit do të ketë një ditë, por kjo kërkon shumë kohë dhe angazhim.

“Bullgaria i përdor të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saj. Sepse në të vërtet ne nuk e mohojmë identitetin e maqedonasve, ata e mohojnë identitetin e bullgarëve. Gjërat janë të thjeshta, ne kemi dokumente, le të vijnë historianët maqedonas të prezantojnë, të paraqesin dokumentet e tyre për Goce Dellçevin, për VMRO-në e kështu me radhë dhe shumë shpejtë do të zgjidhim këtë kontest, me dokumente”.

“Zgjidhje do të ketë një ditë, por për fat të keq do të kalojë shumë kohë. Edhe ne e dëshirojmë Maqedoninë e Veriut në BE por mbi parime të qarta, duhet të ngritën marrëdhëniet tona mbi parimin e të vërtetës historike”, deklaroi Pançev.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Anton Pançev: Deri tek zgjidhja e kontestit me Bullgarinë nevojitet edhe shumë kohë appeared first on Telegrafi.