Komisioni Antikorrupsion ka ngritur nismë në Prokurorinë e Strugës, kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko, për të cilin ka konstatuar se ka punësuar mësimdhënëse dhe u.d. drejtoreshë në një shkollë, pa plotësuar kushtet.

Sipas anëtari të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha përveç që ka ligjëruar lëndë joadekuate, në mënyrë të paligjshme e ka plotësuar fondin e orëve të veta, për çka është ndihmuar edhe nga ish-drejtorë.

“Ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ka qenë e kualifikuar dhe nuk i ka plotësuar kushtet për mësuese në pajtueshmëri me nenin 3 të ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat fillore dhe të mesme. Për shkak se me diplomë është pajisur më datë 01.04. të vitit 2022 dhe e njëjta më herët ka qenë e punësuar me arsim të mesëm. Personi nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtor për shkak se nuk ka pasur së paku 5 vite përvojë pune në arsim, nuk ka vërtetim për provimin e drejtorit, nuk ka certifikatë për njohjen e gjuhës angleze. E treta, kryetari i Komunës së Strugës nuk ka marrë vendim që bordi i shkollës të shpallë thirrje publike për drejtor dhe për herë të dytë radhazi e ka emëruar të njëjtin person si ushtrues detyre”, deklaroi Shemshi Sallai, KSHPK.

Ndërsa anëtari tjetër i Antikorrupsionit, thotë se bordet drejtuese të shkollave vetë mund të shpallin thirrje për drejtor e jo të presin kreun e komunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bordet drejtuese edhe me vetiniciativë mund të shpallin thirrje dhe mos e presin kryetarin e Komunës, për shkak se nëse ai nuk i kryen obligimet atëherë duhet ata ta mbrojnë interesin publik”, u shpreh Nuri Bajrami, KSHPK.

Prokuroria në Strugë nuk do ta ketë lëndën e parë të pranuar nga Komisioni për parandalimin e Korrupsioni për kryetarin e komunës Ramiz Merko. Tre vite më parë, Antikorrupsioni dorëzoi lëndë për blerjen e veturave luksoze. Ndërsa dy muaj më parë Komisioni për Anti korrupsion japi lëndë edhe për rastin për “Ujësjellësin e Strugës” dhe ndërmarrjes publike për Parkingje “Eko Struga” të cilat janë të vendosura në të njëjtin objekt dhe paguajnë qira prej 5000 euro. Derisa Prokuroria dhe institucionet e tjera nuk veprojnë ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, disa muaj më parë, SHBA-ja e vendosi atë në Listën e Zezë për shkak të dyshimeve se ai ndikon në vendimet gjyqësore. /Alsat.mk

The post Antikorrupsioni: Merko ka emëruar drejtor shkolle në mënyrë jo-ligjore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";