Antikorrupsioni mbyll lëndën ndaj Mickoskit dhe djalit të tij për udhëtimin në Uashington

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u refuzua lënda kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe djalit të tij për udhëtim në Uashington.

18-vjeçari Jovan Mickoski shoqëroi babain e tij, kryeministrin Mickoski në një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara për Samitin e NATO-s në Uashington, i cili shënoi 75 vjetorin e themelimit të Aleancës në muajin korrik.

Më 15 korrik, Komisioni ngriti një rast pasi u përfol për udhëtimin e djalit të kryeministrit në Samitin e NATO-s.

Në seancën e sotme rasti është pushuar pasi është konstatuar se udhëtimi është financuar nga mjetet personale.

Advertisement

The post Antikorrupsioni mbyll lëndën ndaj Mickoskit dhe djalit të tij për udhëtimin në Uashington appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy