Komisioni kundër korrupsionit sot hapi një rast kundër ministrit të shoqërisë informatike Stefan Andonovski pasi babai i tij Ljupço Andonovski u bë këshilltar i kryeministrit Mickoski, ndërsa vëllai i tij Igor Andonovski u emërua shef i sektorit më të madh të Shkupit në shërbimin sekret – Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ASK) në fund të vitit të kaluar.
Pas pyetjes së kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Kundër Korrupsionit, Adem Çuçulj, përmes telefonit u përgjigj se rasti është hapur me prokurë dhe se do të hetohet përqendrimi i funksioneve në familjen Andonovski, përcjell “Telma”.
Babai i tij, Ljupço Andonovski, u emërua drejtor i DSK-së në vitin 2015, duke zëvendësuar Sasho Mijallkovin. Ai u largua nga posti pasi doli në pension.
Emrat e këshilltarëve të kryeministrit Mickoski u bënë të ditur javën e kaluar kur u publikuan poizitat e tre anëtarëve të së njëjtës familje./Telegrafi/
The post Antikorrupsioni hapi rast kundër ministrit Stefan Andonovski pasi babai i tij u bë këshilltar i Mickoskit, ndërsa vëllai i tij shef i shërbimit sekret appeared first on Telegrafi.