Ankandi humanitar i djeshëm i organizuar nga “Suport Koçani”, ku u shitën vepra arti, mblodhi pothuajse 30.000 euro, që do të përdoren për të ndihmuar të lënduarit nga Koçani.
Të ftuar ishin edhe mbi 50 politikanë, mirëpo në sallë ishin vetëm disa prej tyre.
Të vetmit zyrtarë ishin kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, sekretari i përgjithshëm Gjorgji Bozhinov, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, deputeti Mile Lefkov, deputeti i ZNAM-ja Pavell Arsoski, kryetari i komunës Goran Gerasimovski dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Koçanit, Venko Kërstevski.
Poashtu theksojmë se në ndihmë të familjarëve të viktimave nga zjarri dolën dhe shumë komuna të vendit, madje shuma të majme të të hollave u mblodhën dhe nga Kryqi i Kuq.
The post Ankandi humanitar nga “Suport Koçani”, mblodhi pothuajse 30.000 euro appeared first on Telegrafi.