![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në emisionin “24 Analiza” tha se spekulimet për stabilitetin e denarit janë të shpeshta dhe rëndojnë punën e tyre.
“Ne i kemi mohuar qartazi ato të pavërteta që janë hedhur në lidhje me stabilitetin e kursit, duke theksuar qartë se stabiliteti i kursit është një e mirë publike nga e cila përfiton çdo qytetar.
Por, nga ana tjetër, çdo qytetar dhe secili prej nesh ka përgjegjësi sociale për të kontribuar në atë që është e mirë publike. Këto vite nuk vihet në dyshim stabiliteti i kursit.
Kursi ynë i këmbimit të denarit ndaj euro denarit është stabil që nga viti 1997 për arsyen e thjeshtë se nuk ka nevojë, nuk ka arsye ekonomike për ndonjë skenar tjetër. “Ai është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil”, tha Bezhovska./Telegrafi/
The post Angelovska-Bezhoska: Denari është stabil appeared first on Telegrafi.