Qendra për Menaxhim me Kriza do të jetë në dispozicion të të gjitha autoriteteve në vend në periudhën në vijim, duke qenë se në shumë vende të vendit ka reshje bore.

Kështu deklaroi sot kryetari i QMK-së, Stojançe Angelov në konferencën për media.

“Është obligim që të jemi të përgatitur, pavarësisht nga parashikimet, sepse pritet borë. Largimi i borës nëpër qytete është përgjegjësi e vetëqeverisjes lokale. Gjithçka që është jashtë është kompetencë e “Rrugët e Maqedonisë”.

Numri i automjeteve që zotëron nuk është i mjaftueshëm, ka prej dekadash dhe janë të vjetruara. Ndodh shpesh që gjatë ndërhyrjes të mbetet ndonjë problem teknik. Ne do të ndihmojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë dhe helikopterët janë në dispozicion”, tha Angelov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Angelov: “Rrugët e Maqedonisë” ka disa automjete që janë të vjetruara dhe kanë probleme teknike appeared first on Telegrafi.