Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se deri tani MPB nuk ka regjistruar incidente serioze të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në përgjithësi votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme.
“Pas hapjes së vendvotimeve deri në ora 11:00 regjistruam dy ngjarje në Tetovë dhe Kërçovë. Policët në Kërçovë arrestuan B.K (64|) nga Kërçova për shkak se në ora 7:45 ka grisur fletëvotimin në vendvotimin 0745 në Kërçovë. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj B.K do të parashtrohet kallëzim penal. Në ora 8:25 në Kërçovë, Këshilli Zgjedhor është denoncuar se në vendvotimin 0796, A.U ka fotografuar fletëvotimin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në ora 9:15 në SPB Tetovë, zëvendëskryetarja e vendvotimit 1972 ka denoncuar se S.D ka dashur të votojë pa dhënë dokument identifikimi, përkatësisht ka treguar dokumentin e patent shoferit përmes telefonit, dhe pasi i është thënë se nuk mundet, ka nisur në mënyrë agresive të sillet. Po punohet në zbardhjen e rastit”, tha Angellovski.
Ai shtoi se po ashtu janë regjistruar edhe raste të agjitimit në Koçan dhe Kratovë.
“U bëj thirrje qytetarëve që t’u përmbahen incidenteve, dhe nëse ka prishje të procesit zgjedhor, qytetarët të paraqiten në polici ose në telefon 192”, tha Angellovski./Telegrafi/
The post Angellovski: Procesi zgjedhor zhvillohet qetë appeared first on Telegrafi.