Angellovska: Masa 14.500 denarë mbështetje financiare për një të punësuar do të vazhdojë edhe për pagën e qershorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja Nina Angellovska në ‘Facebook’ shkroi se masa 14.500 denarë mbështetja financiare për një të punësuar do të vazhdojë edhe për pagën e qershorit.

Angellovska sqaron se gjatë ditës së djeshme qeveria ndryshoi Dekretin ku masa në vend të dy muajve është zgjatur për 1 muaj tjetër, përkatësisht 3 muaj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, firmat që shfrytëzojnë mbështetjen financiare për muajin qershor, duhet ta mbajnë të njëjtin numër të punëtorëve deri në gusht.

“Mbështetje në prill janë dhënë për 21.215 kompani dhe 5.579 veprimtari të tjera të pavarura, për muajin maj 20.507 kompani dhe 5.579 veprimtari të pavarura”, thotë Angellovska./Telegrafi/

Advertisement

The post Angellovska: Masa 14.500 denarë mbështetje financiare për një të punësuar do të vazhdojë edhe për pagën e qershorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy