Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp prezantoi kartelat pagesore, si masë nga pako e tretë për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 duke stimuluar blerjen e prodhimeve vendore.
Sipas saj 324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë e cila kushton 28 milionë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
““Kanë mbaruar të gjitha procedurat për kartelat pagesore dhe këtë javë do të fillojë shpërdorja e tyre. Janë përgatitur listat e shfrytëzuesve të kartelave sipas kritereve të definuara në dekret. Lista përfundimtare është shpërndarë në faqen kupuvamdomasno.gov.mk dhe janë nënshkruar kontratat me bankat. Qytetarët janë shpërndarë në bankat përkatëse dhe tani më po shtypen kartelat e para që së shpejti do të përfundojnë në duart e qytetarëve”, tha mes tjerash Angellovska.
Ajo njoftoi se shfrytëzuesin këtë mbështetje financiare do të marrin në mënyrën më të thjeshë dhe pa procedura për aplikim, kurse qytetarët këtë mund ta kontrollojnë në faqen kupuvamdomasno.gov.mk.
Bankat, thotë Angellovska, do të shpërndajnë kartelat ose do të informojnë qytetarët që tërheqin kartelat në ekspoziturat e tyre.
The post Angellovska: Kartelat pagesore së shpejti në duart e qytetarëve appeared first on Telegrafi.