“Kartela pagesore vendore dhe kuponët për turizëm në vend, do ta zbusin rënien e aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë, si dhe rënien e numrit të bujtjeve në turizmin vendor. Këtë e kanë treguar simulimet e bëra në Ministrinë e Financave”, deklaroi në emisionin “Agenda 35”, ministrja e Financave Nina Angelovska.

Ajo ka thënë se përmes masës për kartelë pagesore vendore, do t’u ofrohet përkrahje financiare rreth 325.000 qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Financave thotë se masa është bashkëkohore dhe e paramenduar sistematike që të stimulojë pagesë me kartela, zvogëlimin e ekonomisë joformale, blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, ndërsa njëherit do të injektojë mjete në ekonomi për afat të shkurtë.

“Kemi bërë një simulim, që do të thotë 28 milionë euro në ekonomi në periudhë aq të shkurtë prej 30 deri 40 ditë. Gjatë këtij simulimi për tremujorin e tretë të vitit, nëse ne parashikojmë se kontraksioni ose zvogëlimi i aktivitetit ekonomik do të jetë 2,7 për qind, me hyrjen e të gjitha këtyre mjeteve, do të shënojmë diçka nën 2 për qind, respektivisht zvogëlim për 0,7-0,9 pikë procentuale rënie më të vogël ekonomike, falë mjeteve që do të hyjnë në ekonomi dhe që do të harxhohen të sektoret e goditura për prodhime dhe shërbime vendore”, thotë Angelovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo potencoi se edhe kuponët për turizëm vendor do të ndikojnë për rënie më të vogël të numrit të bujtjeve./Telegrafi/

The post Angellovska: Kartela pagesore vendore do ta përshpejtojë aktivitetin ekonomik appeared first on Telegrafi.