Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska realizoi takim me Marniks van Raj, zëvendësdrejtor ekzekutiv në Fondin monetar ndërkombëtar (FMN), i cili ndodhet për vizitë në vend në kuadër të misionit të rregullt të FMN-së për vlerësim të politikave makroekonomike të vendit.

Siç kumtuan nga Kabineti i guvernatores, në tkaim është folur për politikat e bankës qendrore në periudhën e kaluar të krizave të njëpasnjëshme, si dhe për sfidat në periudhën e ardhshme. U vlerësua se politkkat e vendosura adekuate dhe masat e ndërmarra kontribuuan për ulje të konsiderueshme të presioneve të inflacionit, mirlmbajtje të stabilitetit të kursit devizor si spirancë nominale, rritje të rezervave devizore dhe për mirëmbajtje të stabilitetit të sistemit bankar.

“Të gjitha këto fusha në baza të rregullta shqyrtohen me përfaqësuesit e FMN-së në suaza të misioneve lidhur me nenin 4 të Marrëveshjes për anëtarësim në Fond. Marniks van Raj shprehi qëndrim pozitiv për mënyrën e zbatimit të politikës monetare dhe makroprudente nga ana e Bankës popullore dhe theksoi se nevojitet udhëheqje e kujdesshme e politkave më tutje, duke pasur parasysh rreziqet rrjedhëse nga ambienti i jashtëm”, ceket në kumtesë.

Gurvrnatorja theksoi se banka qendrore është e përkushtuar në mirëmbajtje të stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik dhe vuri në dukje nevojën për kujdes, në kushte të paqartësive të shtuara globale, por edhe rreziqeve vendore. Njëherit, ajo foli e përmendi edhe sistemin bankar, me ç’rast theksoi se Banka popullroe vazhdimisht ndërmerr disa masa makroprudente për përforcim të mëtutjeshëm të rezistencës së sistemit bankar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si rezultat i këtyre masave, të dhënat tregojnë avancim të rezistencës së sektorit bankar në rpaort me periudhën para krizës, me përshtatshmëri më të lartë të kapitalit në dy dekadat e fundit”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

The post Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik appeared first on Telegrafi.