
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, përmes një statusi në Facebook njoftoi se është zhvilluar një plan për të shuar zjarrin mbi fshatin Laskarc.
“Sot rreth orës 16:00, sipas një plani të paracaktuar përparësish nga Shtabi i Përgjithshëm, dy helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të shuajnë zjarrin mbi fshatin Laskarc.
Dje dhe këtë mëngjes, helikopterët dhe zjarrfikësit kanë përpjekje për shuarjen e këtij zjarri, i cili po lëviz në terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe është ende aktiv, por nuk paraqet rrezik për fshatrat përreth”, shkroi Angellov./Telegrafi/
The post Angellov: Zjarri pranë Laskarcës është shuar me dy helikopterë të ushtrisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement