Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov u shpreh se zjarri mes Bogdanci dhe Dojranit afër fshatit Selemli, në afërsi me kufirin me Greqinë është shuar.

“Zjarri që sot pasdite u aktivizua në kufirin me Greqinë në Bogdanci dhe Dojran është shuar dhe nuk ka asnjë shenjë zjarri”, u shpreh Angellov.

Ai shtoi se gjatë natës pjestarë të QMK-së dhe zjarrfikësit lokal do të mbeten në vendngjarje, në mënyrë që të mos rifillojë zjarri.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut kohëve të fundit është përballuar me zjarre, kurse sot QMK-ja bëri të ditur se vetëm dje në ambiente të hapura kanë shpërthyer 19 zjarre dhe të gjitha janë shuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Angellov: Zjarri mes Dojranit dhe Bogdancit është shuar plotësisht appeared first on Telegrafi.