Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, sot pasdite ka thënë se në vend janë aktive dhjetë zjarre në ambiente hapura, disa prej të cilave kanë filluar sot pasdite, si zjarri i pyjeve mbi Radovish, i cili ka hyrë në një pyll me pisha.

Ai tha se zjarri më i rëndë dhe më i vështirë për t’u shuar është zjarri në malin Serta, i cili tani është duke u përhapur pjesërisht në territorin e Shtipit dhe pjesërisht në territorin e Negotinës.

Një zjarr i madh ka edhe në Komunën e Novosellës, në malin Ograzhden.

Gjithashtu pasdite ka shpërthyer zjarr edhe në qarkoren e Manastirit, gjatë shuarjes së të cilit janë lënduar dy zjarrfikës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Angellov: Zjarri më serioz është në malin Serta appeared first on Telegrafi.