Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, ka kërkuar nga qytetarët që ta lënë Shtabin e Përgjithshëm ta bëjë punën e vet, në lidhje me menaxhimin e situatës me zjarret.
Ai tha se ka ndihma nga qytetarët, por detyra për shuarjen e zjarreve është e institucioneve shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Apeloj tek qytetarët, është bukur të jepen këshilla, por ta lëmë Shtabin e Përgjithshëm ta kryejë punën e vet. Pasi vazhdimisht jemi cak i kritikave nga ana e opozitës, ftoj përfaqësues të Komisionit për Mbrojtje në Kuvend, të vijë dhe të merr pjesë në seancat e Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu ftoj OBRM-PDUKM-në ta mbikëqyrin punën e shtabit”, tha Angellov.
Ai theksoi se nuk është e saktë se në çdo vend, popullata lokale i ka shuar zjarret, por shtoi se kanë pasur rolin e tyre në ndihmë./Telegrafi/
The post Angellov qytetarëve: Është bukur të jepen këshilla, por na lini ta bëjmë punën tonë appeared first on Telegrafi.