“Duke filluar nga 3 shtatori, gjendja e krizës së shkaktuar nga zjarret ka përfunduar. Për momentin aktiv është zjarri në malin Galiçicë, ndërsa në mëngjes është regjistruar edhe një zjarr në Haraçinë, me të cilën nuk ekziston mundësi për vazhdim të gjendjes së krizës”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angelov. Ai tha se zjarri në Galiçicë filloi para një jave nga ana shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i QMK-së informon se është djegur vetëm bari dhe shkurret e ulëta. Gjatë orëve të natës, siç potencoi ai ka ardhur deri te shuarja e zjarrit, ndërsa herët në mëngjes zjarri pothuajse ishte shuar. Por, me rritjen e temperaturave, sërish ka ardhur deri te ndezja e zjarrit.

“Ky zjarr karakterizohet nga një gjë e pakëndshme dhe e rrezikshme dhe ajo është numri i madh i mjeteve shpërthyese, granatave, plumbave dhe lloje tjera të mjeteve shpërthyese që gjenden edhe në vendin ku filloi zjarri. Ky zjarr është i katërti në vendin e njejtë në 10-15 vitet e fundit sipas atyre informatave në dispozicion deri te të cilat arritëm. Gjatë secilit zjarr nga vendi ku digjet dëgjohen shpërthime, gjuajtje të plumbave. Ndezja e barit krijon temperaturë që i aktivizon këto mjete shpërthyese të minave, të cilat kur njeriu i shkel ato nuk aktivizohen, sepse janë të vjetra më shumë se 100 vjet”, thotë Angelov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme, nga orët e hershme të mëngjesit deri tani janë dëgjuar të paktën tre shpërthime, që do të thotë se ky vend ku për momentin digjet zjarr nuk është i sigurtë për këmbësorët, as për fluturim me helikopter.

Angelov shtoi se për momentin zjarri në Galiçicë nuk paraqet rrezik për vendet e populluara të cilat janë në afërsi të malit.

The post Angellov: Numri i madh i mjeteve shpërthyese e vështirësojnë shuarjen e zjarrit në Galiçicë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";