Angellov: Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën e pasme të objektit në Koçani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, i cili ishte i pranishëm në vendngjarjen e tragjedisë në Koçani, mohoi spekulimet se policët kishin mbyllur derën e pasme për shkak të një bastisjeje.

“Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën. Dera ishte e kyçur nga pronari, kush e di që kur, dhe mbi të kishte një dry. Nga jashtë, gjithashtu, ishte vendosur izolim prej stiropori. Bëhet fjalë për një derë dytësore, e cila ka qenë e bllokuar prej kohësh,” deklaroi Angelov për MMS.

Ai tha se kjo është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në zjarrin që ndodhi mbrëmë në Koçan humbën jetën 59 persona dhe u lënduan 150 të tjerë. Në Maqedoninë e Veriut është shpallur shtatë ditë zie kombëtare. /Telegrafi/

The post Angellov: Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën e pasme të objektit në Koçani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy