Angellov: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angellov: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopter

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov nga fshati Sellcë i Tetovës njofton se dy helikopterë policorë kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në Malin Sharr.

Lexo po ashtu
Ameti: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr është përfshirë edhe një helikopter

Advertisement

Sipas Angellovit, avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk mund të shfrytëzohen për shkak të problemit me pilotët.

“Zjarri i nisur katër ditë më parë në Malin Sharr në atarin e fshatit Sellcë është ende aktiv për përmasat e rënda që ka marrë. Gjatë ditës së sotme angazhuam një helikopter të dytë të policisë”, tha Angellov.

Angellov tha se zjarri është largë nga shtëpitë e fshatit.

Advertisement

Angellov njofton se linja e zjarrit është e gjerë, më shumë se një kilometër dhe për fat të keq nuk kemi asnjë “Er-traktor” nga DMSH-ja për shkak të problemit me pilotët.

Vlerësojmë se, shton ai, gjatë pasdites do ta vëmë nën kontroll zjarrin./Telegrafi/

The post Angellov: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopter appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy