Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ish-luftëtar në konfliktin e vitit 2001, Stojançe Angellov, është pyetur rreth deklaratave të tij për kryqin në Kodrën e Diellit, ndërsa tha se ato që ka shkruar nuk kanë pasur për qëllim nxitjen e konfliktit etnik, andaj kërkoi falje nëse është fyer ndokush nga ajo deklaratë.

Ai shtoi se largimi i kryqit do të nxiste reagime pasi nëse nuk do të përziheshin partitë, askush as që do të vërente kryqin e vendosur.

“Nëse dikush është ndier i fyer, normal që i kërkoj falje pasi që qëllimi im nuk ishte në konotacion ushtarak, pasi unë nuk mund të ia lejoj vetes, pasi që jam drejtor institucioni por para se gjithash njeri, si njeri mjaft kemi qenë të vrarë të robëruar, unë dua që fëmijët e mi nesër kur të shkojnë në qytet, pasi që kam një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, të kthehen të sigurt, dua që të gjithë fëmijët në shtet të jenë të sigurt, këto situata ndëretnike nëse nuk i menaxhojmë, mund të ndodhë që të rinjtë të rrihen mes veti dhe ndonjë fëmijë ta pësojë”, deklaroi Stojançe Angelov, Drejor QMK.

Përndryshe Angellov ditë më parë kërcënoi duke thënë se nëse ndokujt i shkon në mendje largimi i kryqit në Tetovë, ai bashkë me shokët e vitit 2001 do të organizonin mbrojtjen e simbolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Angellov kërkon falje: Deklarata ime për kryqin në Kodrën e Diellit nuk ishte në kontekst ushtarak appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";