
Dy të lënduar të tjerë nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, të cilët po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore, tha zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski në një konferencë për media sot pasdite.
Aktualisht jashtë vendit po trajtohen 45 të lënduar.
Gjatë ditës është parashikuar të mbërrijë një pacient nga Selaniku, i cili do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Një pacient aktualisht po trajtohet në këtë klinikë.
Nga Nishi nesër do të mbërrijë në vend një pacient. Dy persona janë duke u trajtuar në një spital privat në Shkup.
Zjarri në Koçan mori 62 jetë, ndërsa rreth 200 u lënduan./Telegrafi/
The post Andovski: Edhe dy pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Telegrafi.