Andonovski në takim me përfaqësuesit e odave ekonomike: Digjitalizimi i shërbimeve administrative ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në Qeveri është takuar me  përfaqësues të odave ekonomike dhe të sektorit privat, në bashkëpunim me organizatën “Maqedonia 2025”.

Siç informojnë nga Ministria e Transformimit Digjital, në takim, Andonovski para të pranishmëve theksoi përpjekjet e Qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve administrative, të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me biznesin dhe kanë për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike dhe përshpejtimin e procesit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Përkrahja dhe zhvillimi i sektorit privat është kyç për zhvillimin e Maqedonisë. Digjitalizimi është paralajmërues bumit ekonomik, prandaj synimi ynë kryesor është digjitalizimi i institucioneve shtetërore, por edhe private”, theksoi Andonovski.

Siç theksojnë nga Ministria, përfaqësuesit e sektorit të biznesit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre nga bashkëpunimi me institucionet, por edhe të japin sugjerimet dhe komentet e tyre në procesin e përshpejtimit të shërbimeve të ofruara nga institucionet për ekonominë dhe qytetarët.

Advertisement

The post Andonovski në takim me përfaqësuesit e odave ekonomike: Digjitalizimi i shërbimeve administrative ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy