![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Qeverisë Botërore 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me H.E. Abdullah Nasser Lootah, zv. Ministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Dijes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në takim u diskutua për zhvillimin dhe konkurrencën e menaxhimit të të dhënave, ku z. Lootah, me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në forcimin e pozicionit të Emirateve të Bashkuara Arabe në skenën globale, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në fushën e menaxhimit të të dhënave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transformimit Dixhital.
Andonovski, thuhet në njoftim, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për përparimin e vendit në sferën e transformimit digjital të shoqërisë, transformimit ekonomik, si dhe kushteve të favorshme për të bërë biznes.
Ai shtoi se duhet ta kthejmë Maqedoninë në hartën e vendeve që janë pionierë në progres, inovacion, me shërbime të aksesueshme për qytetarët dhe sektorin e biznesit. Si një vend i vogël, ne kemi potencial të madh për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me vende të suksesshme si Emiratet e Bashkuara Arabe./Telegrafi/
The post Andonovski: Maqedonia e Veriut ka potencial të madh për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me vende të suksesshme si EBA appeared first on Telegrafi.