Andonovski: Balancuesi do të hiqet në faza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi se ka filluar faza e parë e shfuqizimit të balancuesit, apo veglës e cila mundëson dhe mban llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve etnike në institucionet shtetërore.

Ai tha se shfuqizimi i balancuesit do të shkojë në faza.

“Kjo është faza e parë që të kthehemi në bazat ligjore të regjistrimit të vitit 2021, ndërkaq më pas me ligj dhe ndryshim të metodologjisë do të shkojmë drejtë shfuqizimit të plotë të veglës balancuesi, gjatë së cilës në tërësi do të respektohet vlera themelore e Kushtetutës, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve etnike”, tha Stefan Andovkoski.

Ai informoi se tani, balancuesi do të vlejë vetëm për personat rezident, ndërkaq ata që janë regjistruar jashtë vendit nuk do të jenë pjesë e veglës.

Advertisement

“Mu prej sot mund të informoj se numrat në kuadër të veglës digjitale balancues, janë ndryshuar t’u përgjigjen rezultateve të Regjistrimit, vetëm të popullatës rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Që do të thotë se personat e të ashtuquajtur, të regjistruar në shtete si Itali, Zvicër, Gjermani e kështu me radhë, nuk do të jenë pjesë e veglës digjitale balancues për punësim në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Stefan Andovkoski, ministër i Transformimit Digjital.

The post Andonovski: Balancuesi do të hiqet në faza appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy