Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, sot në konferencë për shtyp tha se 89 të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa njoftoi se 76 pacientë po mjekohen jashtë shtetit.

“Të fundit janë transportuar mbrëmë në Kroaci 2, në Athinë 3, në Vjenë 2 pacientë dhe në Slloveni 2 pacientë”, tha Andovski, i cili shtoi se po shqyrtohet mundësia që të dërgojnë pacientë të tjerë në Vjenë, në Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot ka vizituar të lënduarit që ndodhen në Greqi, ndërsa njoftoi se ata janë në gjendje stabile.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Andonovski: 89 të lënduar mjekohen në Maqedoni, 76 jashtë shtetit appeared first on Telegrafi.