Andonov: Qytetarët marrin mesazhe mashtuese verifikimi për Telegramin ose Viberin, të bëjnë kujdes dhe të mos japin të dhëna personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski informoi se përdorues të shumtë të aplikacioneve mobile si Telegram dhe Viber po raportojnë sot se marrin mesazhe me të cilat kërkojnë verifikimin e të dhënave të tyre, duke kërkuar të dhëna nga kartelat bankare, SIM apo edhe email.

Ai apelon që qytetarët të mos ndajnë kurrë informacione personale.

“Apeloj që të kontrollojnë dërguesit e këtyre mesazheve dhe në asnjë rrethanë të mos ndajnë të dhënat personale dhe numrat e bankës (numri i kartës së identitetit, llogaria e transaksionit, numri i kartës së kreditit). Nga secili prej nesh varet siguria e të gjithëve, tha Andonov.

Ai tha se po investohet vazhdimisht në siguri kibernetike shtetërore, megjithëse aktualisht vendi ka një sistem jo aq të sigurtë nga sulmet e ndryshme kibernetike dhe keqpërdordorimi i të dhënave personale të qytetarëve.

Advertisement

The post Andonov: Qytetarët marrin mesazhe mashtuese verifikimi për Telegramin ose Viberin, të bëjnë kujdes dhe të mos japin të dhëna personale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy