Kundër Rusisë po zhvillohet një luftë dhe terror i vërtetë informacioni, tha ambasadori rus në Shkup, Sergei Bazdnikin.

Në një intervistë për TV Sitel, ai theksoi se të gjitha mjetet në dispozicion përdoren për të diskredituar udhëheqjen e Rusisë dhe forcat e saj të armatosura.

“Kundërshtarët tanë nuk hezitojnë të publikojnë lajme të rreme për veprimet e trupave ruse, duke përfshirë bombardimin e supozuar të shënjestruar të lagjeve të banuara”, tha Bazdnikin për TV Sitel.

Sipas tij, lista e vendeve armiqësore të Rusisë, përfshirë Maqedoninë, është reagim ndaj veprimit të vendeve të tjera ndaj saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Deri më tani ndaj Rusisë janë zbatuar 5530 masa kufizuese dhe për fat të keq, atyre u është bashkuar edhe qeveria e RMV-së. Ne e karakterizojmë dërgimin e armëve në Ukrainë si një rrezik të pajustifikuar për sigurinë e trupave ruse. Pajisjet mjekësore janë një histori tjetër, por ne po nisemi nga një deklaratë e qeverisë”, tha ambasadori rus, duke shtuar se ky ishte vetëm fillimi dhe se masa të tjera hakmarrëse nga Moska janë të mundshme.

Ai shtoi se edhe pse kërkoi takim me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, për atë që ai e quajti “operacion rus në Ukrainë”, ai nuk kishte kontakte deri më 7 mars, kur u thirr në MPJ dhe iu dha notë verbale./Telegrafi/

The post Ambasadori rus në Shkup: Kam kërkuar takim me ministrin e jashtëm, por nuk kam marrë përgjigje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";