Ambasadori Geer: Duhet të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë që të çelen bisedimet e RMV-së me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer ka dhënë një deklaratë rreth çështjes së bllokadës që Bullgaria i bën Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

Sipas tij, bisedimet e vendit me BE-në do të fillojnë kur do të ketë një marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Geer deklaroi sot se rruga ku gjendet Maqedonia e Veriut është dykahëshe, dhe marrëveshja me Bullgarinë duhet të arrihet.

Ai shtoi se kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos vazhduar me zbatimin e reformave në vend, duke shtuar se sa më shumë që përparohet në këtë drejtim, aq më afër do të jetë vendi me BE-në.

Advertisement

Geer shton se e kupton mosdurimin sepse njerëzit dëshirojnë një çelje sa më të shpejtë të bisedimeve./Telegrafi/

The post Ambasadori Geer: Duhet të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë që të çelen bisedimet e RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy