Ambasadori çek Jaroslav Ludva sot ka vizituar Komunën e Gostivarit ku ka realizuar takim kryetarin Arben Taravari. Takimi është vazhdimësi e bashkëpunimit që diplomatët çekë kanë me vetëqeverisjen lokale të Gostivarit në vitet e kaluara. Njohja e ndërsjellë dhe biseda për situatën aktuale në rajon ishin në fokus të këtij takimi.

“Diskutuam tema brenda pushtetit vendor, bashkëpunimin mes dy vendeve, negociatat me Bullgarinë dhe mbështetjen e pritur nga vendet e BE-së. Poashtu, temë e bisedës sonë ishin problemet me të cilat po ballafaqohemi në këto momente krize në vendin tonë, sundimi i ligjit dhe korrupsioni, si dhe aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen”, tha Taravari.

I pyetur nga një gazetar për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjen e Republikës së Çekisë, ambasadori theksoi se nga korriku i këtij viti vendi i tij do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe do të jetë një mundësi e mirë për të hedhur një hap drejt fillimit të negociatave.

“Jam optimist se me presidencën tonë do të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë e bazoj këtë optimizëm në rrjedhën e bisedimeve midis RMV-së dhe Bullgarisë dhe rezultatet e grupeve të punës të dy vendeve,” tha Ludva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori i ri i Çekisë, Ludva, vjen për herë të parë në Gostivar dhe siç tha ai është emëruar në vend dy muaj më parë dhe dëshiron të njihet me situatën në vend dhe të thellojë bashkëpunimin./Telegrafi/

The post Ambasadori çek në Shkup: Me presidencën tonë Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet me BE-në appeared first on Telegrafi.