Ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov, nuk ka informacione nëse Igor Spasov, i cili u arrestua në Sofje, është shtetas bullgar.
Igor Spasov në Sofje u arrestua pas denoncimit për dhunë familjare, ndërsa në RMV është i akuzuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Angellov tha se procedurat për ekstradim janë më të gjata.
“Siç e dini, përveç MPB-ve janë të përfshira edhe ministritë për drejtësi dhe ministritë për punë të jashtme, disa institucione dhe gjykatat. Kështu që kur do të përfundojnë procedurat, unë nuk mund të them. Është procedurë që kërkon disa muaj”, tha Angellov.
Ministri i Drejtësisë i RMV-së Bojan Mariçiq, edhe zyrtarisht ka kërkuar ekstradimin e Igor Spasovit. /Telegrafi/
The post Ambasadori bullgar pret që disa muaj të zgjasë procedura për ekstradimin e Igor Spasovit appeared first on Telegrafi.