Ambasadorët me kritika për korrupsionin, Mickoski fajëson gjyqësorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi ndërresor për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit mbajti seancën e parë në të cilën diplomatët ndërkombëtar dhanë kritikat e tyre për moszbatimin e strategjive të deritanishme dhe efikasitetin e ulët të sistemit të drejtësisë. Buxhet dhe resurse më të mëdha, pavarësi nga ndikimet politike dhe zgjedhje në pozita në bazë të meritave, janë disa nga pritshmëritë e tyre.

“Neve na duhet përparim më i madh për ta përforcuar sundimin e ligjit dhe të vendosim baza të reja ligjore siç është Kodi i ri penal. Gjithë kjo është me rëndëi kyçe. Shikoj sinjale inkurajuese që lidhen me aktivitete rreth procedurave hetuese, arrestime dhe vendime gjyqësore. Gjithashtu edhe marrje të pronës së paligjshme por është e rëndësishme që gjyqsori, organet hetuese dhe policia t’i marrin përgjegjësitë e tyre kurse organet gjyqësore duhet të finansohen në mënyrën e duhur. Presim që Këshilli gjyqësor të ketë një mandat të pavarur. Vërejtëm që interpelancat e fundit nuk janë bazë ligjore për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor kurse pavarësia e Këshillit gjyqësor është i rëndësishëm për funksionimin e gjyqësorit”, deklaroi Mchalis Rokas, Ambasador i BE-së.

“Zgjidha e ngadalshme e lëndëve gjyqësore e ul besimin kurse përforcimi i organeve gjyqësore kërkon reforma, aktivitete dhe para së gjithash vullnet politik aktiv. Pa këtë, joefikasiteti dëmton progresin. Ky trup ndërresor ka edhe mundësinë, edhe përgjegjësinë t’i ecë përpara reformat e vërteta me të cilat do të rritet përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca dhe efikasiteti i organeve gjyqësorë”, tha Nikoll Varns, zv.ambasadore e SHBA-së.

“18% e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2024 janë realizuar dhe kjo paraqet shqetësim për ne. përforcimi i kapaciteteve institucionale, i partneritetit, i aktorëve relevant si dhe mbikëqyrje më e madhe në punën e Kuvendit do të ndihmojë në përmirësimin e këtyre rezultateve. Në jemi të gatshëm të ndihmojmë në strategjinë e radhës kundër korrupsionit për periudhën 2026-2030”, u shpreh Kilian Val, Ambasador i OSBE-së.

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi punën e gjyësorit dhe hetuesisë.

“Gjyqësori dhe prokuroria janë hallka e dobët në luftën kundër korrupsionit dhe ky nuk është mendimi im, kjo është përshtypja e qytetarëve, kurse populli nuk gabohet kur e sheh se si me vite drejtësia zvarritet, bën kthesë dhe zhduket. Do t’i mbështesim me zgjidhje ligjore, me buxhet, me logjistikë, do të bëjmë gjithçka që duhet, por, njëkohësisht kërkojmë llogaridhënie. Nuk mundet më që lëndët të presin, deri sa opinioni pret pa fund”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ai tha se ky trup ndërresorë do të sigurojë transparencë të institucioneve dhe drejtësi, në mënyrë që askush të mos jetë i paprekshëm.

“Dua të shoh funksionarë të cilët kur të gabojnë, kur të zhyten në krim, do të mbajnë përgjegjësi, institucione që nuk tolerojnë dhe sistem që mbron dhe nuk vjedh. Nuk do të lejojmë që lufta kundër korrupsionit të mbetet në letër. Do të ndjekim rezultatet, do të vendosim tregues dhe do t’i publikojmë. Nuk ka më të paprekshëm. Nuk ka më “ai është i yni”. Unë personalisht si kryeministër do të jem mbështetësi më i zëshëm i këtij trupi por edhe kritikuesi më i madh i tij nëse nuk jep rezultate”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Advertisement

Me trupin ndërresor drejton zv.kryeministri Arben Fetai.

“Vetëm 18% e masave antikorrupsion janë realizuar vitin e kaluar. Kjo është totalisht e prapranueshme. Masat e menjëhershme që kemi ndërmarrë si shtet, si institucione pas tragjedisë në Koçan, ku të gjithë përgjegjësit pa dallim u sollën para organeve të zbatimit të ligjit, është sinjali më i qartë se nuk do ta tolerojmë më status quon”, u shpreh Arben Fetai, zv.kryeministër.

Trupi ndërresor përbëhet nga Antikorrupsioni, Ministria e Brendshme, Prokuroria, Policia Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria e Doganave, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, etj. Strategji të ngjashme më herët, kanë rezultuar tërësisht të pasuksesshme. /Alsat/

The post Ambasadorët me kritika për korrupsionin, Mickoski fajëson gjyqësorin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy