Ambasada e Holandës sot pasdite demantoi lajmin ku thuhet se Holanda ka përkrahur veton bullgare për Maqedonisë e Veriut duke e vlerësuar si lajm të rremë.
Më herët, gazeta bullgare ’24 çasa’ shkroi se Danimarka dhe Holanda janë dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur veton e Bullgarisë ndaj Shkupit.
Gazeta rikujtoi se deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antinio Milloshoski më herët ka shkruar në “Facebook’ se Bullgaria ka mbështetjen e të paktën dy vendeve anëtare të BE-së.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 7 dhjetor pret nëse do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian. Deri atëherë do të vazhdohen negociatat me Bullgarinë./Telegrafi/
The post Ambasada holandeze në Shkup demanton lajmin se Holanda ka mbështetur veton bullgare appeared first on Telegrafi.