Ambasada amerikane në vend e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025.

“Ky është një hap i rëndësishëm, por progresi i vërtetë do të valorizohet nga implementimi i suksesshëm i strategjisë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcimit të sundimit të së drejtës janë kritike për Maqedoninë e Veriut dhe fokus thelbësor të partneritetit tonë strategjik”, publikoi Ambasada e SHBA-së në faqen e saj në Facebook.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e miratoi Strategjinë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025, që paraqet një dokument të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të lartë.

The post Ambasada e SHBA-së e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";