Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste MPJ të Maqedonisë për incidentin në 150-vjetorin e Goce Dellçevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada bullgare në Shkup i dërgoi një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në të cilën shpreh keqardhje të thellë për, siç thonë ata, vandalizmin pas festës së përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme bullgare thuhet se pas ceremonisë në kishën e Shën Spasit, nga kurorat që delegacioni bullgar vendosi mbi varrin e revolucionarit, u grisën shiritat trengjyrësh.

Në notë thuhet se ky akt nuk i kontribuon frymës së fqinjësisë së mirë dhe përpjekjeve të të dyja palëve për intensifikimin e dialogut dypalësh.

Pala bullgare këmbëngul që autoritetet kompetente në Maqedoni të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët.

Advertisement

Sonte kanë reaguar edhe nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, të cilët poashtu kanë dënuar incidentin gjatë shënimit të përvjetorit të lindjes së Dellçevit./Telegrafi/

The post Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste MPJ të Maqedonisë për incidentin në 150-vjetorin e Goce Dellçevit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy